Telegrafi

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet dorëheqja e deputetëve (Foto)

Një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë për të protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese, çështje e cila sot po diskutohet në seancë plenare nga deputetët.

Protestuesit me transparente “Nuk ju votuam që ta ndërroni emrin”, “Dorëheqje”, “Bojkotoj”, kërkojnë që deputetët të mos mbështesin ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit kanë bllokuar komunikacionin para Kuvendit, duke vendosur tenda dhe një pjesë të bankave nga parku.

Para Kuvendit mund të vërehet edhe prani e shtuar e forcave policore./Telegrafi/