Site icon Telegrafi

Protesta para kryeministrisë, qytetarët i vendosin traun Ramës

Me pankarta në duar, trarë të improvizuar, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile sot po marshojnë drejt kryeministrisë në Shqipëri.

Shoqëria Civile bën me dije se mesditën e sotme do të mbahet një tjetër protestë kundër qeverisë “Rama”.

Protesta do të nisë te ‘Parku Rinia’, në kryeqytet, ku përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do t’i drejtohet më pas Kryeministrisë. Shkak për këtë protestë janë bërë arroganca, dhuna dhe koncesionet.

Ditën e enjte një tjetër protestë u mbajt nga opozita duke paralizuar trafikun në 4 akset kryesore hyrëse në Tiranë, në Milot, Bradashesh, Çermë dhe Vorë.

Kujtojmë se në burg mbetën 11 nga 23 të arrestuarit të cilët u akuzuan për protesta të dhunshme duke kundërshtuan taksën rrugore në Rrugën e Kombit.

Exit mobile version