Në Gjykatën Penale sot në Shkup ka filluar procesi i gjykimit për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit të kaluar.
Para Gjykatës Penale janë mbledhur dhjetëra qytetarë, të cilët kërkojnë lirimin e të akuzuarve për “të enjten e përgjakshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të pranishëm para Gjykatës janë edhe forcat policore, të cilët kanë vendosur kordon para protestuesve.
Përndryshe, lëndën për 27 prillin do ta udhëheqë gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 termine për diskutimin kryesor.
Mesin e të akuzuarve për ngjarjet e përgjakshme janë edhe ish-funksionarë dhe deputetë aktual të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/