Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas për akte të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme përpara bashkisë së Tiranës.
Policia gjithashtu ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas.
Në njoftimin për mediet, Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaron se “në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin: S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë”.
Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 8 maj, në lidhje me protestën e datës 7 maj 2024.
Gjithashtu, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. /Telegrafi/