Telegrafi

Protesta para AKM-së për 20 %

Punëtorët e ish-Ndërmarrjes së rrugëve “Trasing”, thonë se që nga viti 2005 kur është privatizuar kjo ndërmarrje, 230 punëtorë kanë mbetur pa i marrë nga 15 deri në 30 paga mujore. Përfaqësuesit e këtyre punëtorëve patën një takim me zyrtarët më të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ku iu është premtuar se deri në fund të muajit prill do të punojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ismet Laha, kryetar i grupit monitorues i ish-Ndërmarrjes shoqërore “Trasing”, tha se kanë biseduar për zvarritjen e 20 për qindëshit dhe pagat e mbetura.

Ndërkaq, për pagat e mbetura, tha se kjo ndërmarrje është rast specifik, pasi në vendim thuhet se pagat e papaguara do të paguhen në 80 për qind, kur të hyjë firma në likuidim.

Edhe punëtorët e Fabrikës së Letrës në Lipjan, kërkuan që të paguhen pagat e tyre të mbetura që nga viti 2003 deri në vitin 2005.

Nuredin Bytyqi, kryetar i Sindikatës së Fabrikës së Letrës, tha se janë gjithsej 138 punëtorë prej të cilëve vetëm 10 sish i kanë marë pagat. Ai sqaroi se kjo fabrikë nuk është privatizuar, por administrata tatimore ka marrë 4 hektarë e gjysmë të fabrikës për një borxh, ku për këtë arsye kanë mbetur jashtë fabrike, e cila nuk funksionon.

Edhe punëtorëve të fabrikës së letrës, iu është premtuar se, duke resketuar procedurat, do të bëhet ç’ është e mundur derisa të zgjidhet problemi i tyre.