Site icon Telegrafi

Viktimat në Novi Sad, protestohet sërish në veri të Mitrovicës

Sot qytetarët serb kanë mbajtur sërish 15 minuta heshtje si shenjë proteste për viktimat në Novi Sad.

Ata janë bashkuar tek Fakulteti Filozofik në Mitrovicën Veriore.

Lexo po ashtu "Vuçiq në burg", qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Kështu është vepruar edhe gjatë të premtes, ku u bë thirrje që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të futet në burg derisa të njëjtit brohoritën “Vuçiq në burg”.

Kujtojmë që tashmë ka nisur një grevë e përgjithshme në Serbi ku shumica e institucioneve publike dhe private janë bashkuar thirrjeve të studentëve për bojkot. /Telegrafi/

Exit mobile version