Kanë filluar protestat e paralajmëruara në Tetovë. Fillimisht protestuesit u mblodhën para Universitetit të Tetovës, ndërsa më pas kanë marshuar edhe drejt selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ndërkohë para selisë së BDI-së është vendosur kordon i policisë, kurse qytetarët dëgjohen duke brohoritur “Ali tradhtari”, “Shqipëri Etnike” dhe thirrje tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
Blerim Ameti apo i njohur ndryshe si vëllai i publikuesit të përgjimeve “EL Cheka”, deklaroi se sot para fillimi të protestave është kërcënuar nga një punonjës policie.
Ai theksoi se kërcënimet kishin ardhur për shkak se i njëjti ka organizuar protesta në Tetovë dhe jo në Kërçove prej nga edhe rrjedh vet Blerim Ameti.
Në protestë mendohet të kenë qenë të pranishëm rreth 50 persona./Telegrafi/