Site icon Telegrafi

Protesta në Shkup e Vallandovë kundër xeherores Kazandoll

Në Shkup e Vallandovë do të mbahen protesta kundër ndërtimit të xeherores në Kazandoll. Protesta në Shkup do të mbahet para Qeverisë, në ora 12:00. Organizatorët do të kërkojnë moratorium për projektin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe në Vallandovë do të protestohet në ora 12:00. Përveç Kazandollit, do të kërkohet ndalimi i hapjes edhe të xeheroreve Ilovica dhe Borov Doll.

Përndryshe, në referendumet e mbajtura në Vallandovë, Doran, Bosilevë, Bogdanci, qytetarët vendosën kundër hapjes së xeheroreve, mirëpo punimet nuk janë ndërprerë./Telegrafi/

Exit mobile version