Kanë vazhduar protestat kundër vendimit të kryetarit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov për të liruar nga përndjekjet penale funksionar shtetëror dhe funksionar nga opozita, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së ministrisë së drejtësisë, parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.
Policia ka provuar të ndaloj protestuesit por pa sukses pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.
Protestat u organizuan nga 85 OJQ të cilët bërtasin ”Pa drejtësi s’ka qetësi”.
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic./Telegrafi/