Policia, në lindjen e largët të Rusisë, ka përdorur forcën për të ndaluar demonstratat anti-qeveritare.
Sipas raportimeve, në qytetin Khabarovsk, sot janë arrestuar 25 persona.
Qyteti për muaj me radhë tashmë ka organizuar protesta për shkarkimin e një guvernatori rajonal.
Sergei Furgal akuzohet për bashkëpunim në disa vrasje. Guvernatori mohon akuzat, ndërsa protestuesit thonë se e gjitha është politike.
Edhe pse të sanksionuara, protestat e ditëve më parë ishin lejuar.
Shpërndarja e protestuesve filloi në momentin që u përfol për ngritjen e një çadre në qendër të qytetit, shkruan oranews.tv.
Pamjet e kësaj të shtune tregojnë protestues që rrihen me shkopinj dhe tërhiqen zvarrë në furgonat e policisë.
Lideri i opozitës, Alexei Navalny, dënoi përgjigjen e autoriteteve ruse ndaj protestuesve.
“Kur gjysma e njerëzve dolën në rrugët e Khabarovsk, ata u fshehën si buburrecat”, shkroi Navalny në Twitter, duke iu referuar policisë.
“Ata pritën 3 muaj, numri i njerëzve u rrit më pak, ata u bënë më të guximshëm dolën në rrugë dhe rrahën njerëz pa arsye”.
Pas arrestimit të tij, pasi u akuzua për vrasjen e disa njerëzve në biznes 15 vite më parë, Sergei Furgal u dërgua në kryeqytetin rus.
Ai u emërua guvernator në 2018, një fitore ndaj kandidatit të partisë ‘Rusia e Bashkuar’ e Presidentit Vladimir Putin.
Partia ultra-nacionaliste Liberale Demokratike, e z. Furgal, shihet si besnike ndaj Kremlinit.