Telegrafi

Protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave përmes fotografive

Viktima e së mërkurës kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike

Me thirrjen për drejtësi për gratë e vrara sot në Prishtinë është mbajtur protesta  e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Marshi i protestuesve nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek objekti i Ministrisë së Drejtësisë është përcjellë me thirrje për dorëheqje, derisa pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta të shumta si: “Historinë e Kosovës po e shkruajmë me gjak të grave”, “Poshtë patriarkati”, “Drejtësi, jo poezi”,”Burrat vrasin gratë, shteti heshtë”,“Prokuroria i ka duart me gjak”, “Gjykata i ka duart me gjak”, “Policia i ka duart me gjak”, “Shteti i ka duart me gjak”.

Gazetaret dhe reporterët e Telegrafit kanë sjell disa nga mesazhet e protestuesve përmes fotografive.

Një protestuese mban një pankartë me mesazhin “Jeta e gruas e vlefshme, pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, pasi që u raportua se gruaja e vrarë te QKUK nuk kishte vëllezër e as prindër.

Një protestuese tjetër mban pankartën “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”, duke aluduar në vrasjet e shumta të grave që kanë ndodhur në Kosovë viteve të fundit.

“Burrat vrasin gratë, shteti shkruan postime në Facebook”, është një tjetër mesazh që ka vendosur në pankartë protestuesja.
Të shumta janë mesazhet e protestuesve që hedhin akuza në drejtim të politikës për dhunën ndaj grave.
35-vjeçarja e vrarë në QKUK ishte në pritje të një fëmije
​Protestueset kërkojnë që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare
“Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, kishte shkruar të mërkurën kryeministri Kurti
Në protestën e mbajtur para Qeverisë së Kosovës, protestuesit ishin të revoltuar
Si revoltë ndaj vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, janë hedhur disa mjete zjarrvënëse te objekti i Qeverisë. /Telegrafi/