Telegrafi

Protesta në Ohër kundër ndryshimit të emrit kushtetues

“Të rinjtë për Maqedoninë” do të udhëheqin protestat e sotme në Ohër kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.

Protesta është paralajmëruar për në orën 19:30 në sheshin “Shën Klimenti i Ohrit”, ndërsa do të jetë protestë studentore.

“Protesta do të jetë në 1000 vjetorin e rrënies së shtetit të Maqedonisë dhe 1000 vjetorin e ekzistimit të peshkopisë së Ohrit”, thonë organizatorët, duke shtuar se protesta do të jetë shenjë të mbështetjes së Kishës Ortodokse të Maqedonisë./Telegrafi/