Pas ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve situata në Mushtisht të Suharekës është më e qetë.
Protestuesit dhe policët vazhdojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.
Sipas KALLXO.com, policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.
Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur dhe pritet ardhja e serbëve.
Një qytetar është lidhur live dhe përmes Facebook po transmeton gjithçka që po ndodhë në protestë. /Telegrafi/
Ndiqeni videon: