Site icon Telegrafi

Protesta në Moskë, policia arreston mbi 400 mbështetës të Navalnyt

Mijëra mbështetës të drejtuesit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny, u mblodhën në Moskë dhe qytete të tjera duke kërkuar lirimin e tij, ndërsa sipas raportimeve thuhet se gjendja e tij është e rëndë.

Një grup i të drejtave të njeriut që monitoron shtypjen politike në Rusi tha se 400 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin në lidhje me protestat.

Shumë u arrestuan para se të fillonin protestat, duke përfshirë dy bashkëpunëtorë të lartë të Navalnyt në Moskë, raporton voa.

Politikani 44 vjeçar filloi grevën e urisë në fund të Marsit për të protestuar ndaj asaj që ai tha se ishte mungesë e kujdesit mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.

Navalny i mbijetoi një helmimi gati fatal vitin e kaluar dhe u arrestua kur u kthye në Moskë në janar pas trajtimit mjekësor që mori në Gjermani. Kremlini mohon të ketë pasur ndonjë rol në helmimin e tij.

Exit mobile version