Telegrafi

Protesta në Milwaukee: Ndalojeni Trumpin dhe republikanët racist

Pavarësisht pranisë së qindra protestuesve dhe kundër-protestuesve për ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane në Milwaukee, kryebashkiaku i qytetit tha se nuk pati përleshje.

“Ishte një ditë e qetë. Ishte një ditë paqësore”, tha kryebashkiaku i Milwaukee, Cavalier Johnson.

“Stop Trump dhe republikanët racist”, shkruanin në disa parulla që i mbanin në duar protestuesit, raporton cnn.

Dy arrestime u bënë për sjellje të çrregullt, sipas Departamentit të Policisë së Milwaukee, por Johnson tha se ata panë edhe më pak protestues sesa pritej.

“Më e rëndësishmja, askush nuk u lëndua dhe nuk pati dëme të konsiderueshme materiale që u raportuan si rezultat i këtyre demonstratave”, tha ai.

Lexo po ashtu U nominua për zëvendëspresident – JD Vance publikon detajet e bisedës telefonike me Donald Trump

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka nominuar si kandidat për zëvendëspresident, James David Vance.

Ndryshe, Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do ta ketë përballë kandidatin demokrat, gjegjësisht presidentin aktual, Joe Biden. /Telegrafi/