Telegrafi

Protesta në Kumanovë për mosvendosjen e flamurit shqiptar në godinën e komunës

Foto: Koha

Disa të rinj nga qyteti i Kumanovës në mënyrë paqësore kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Kumanovës për shkak të mos vendosjes së flamurit shqiptarë në godinën komunale me rastin e 500 vjetorit të qytetit, njofton Koha.

Protestuesit kreut të komunës së Kumanovës, i dorëzuan edhe një letër me të cilën e përkujtojnë atë se e ka obligim ligjorë që të respektojë edhe flamurin shqiptarë në raste të tilla.

Komuna e Kumanovës me rastin e festës së 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit dhe 500 vjetorit të saj si qytet, anashkaloi flamurin shqiptar para ndërtesës komunale, derisa ishin të vendosur flamujt serb, turq, boshnjak, rumun.

Kjo praktikë ka ndodhur edhe viteve të tjera, ku nuk është hasur flamuri shqiptar. Nuk dihen arsyet e kësaj praktike që anashkalon shqiptarët që janë etniteti i dytë dominues në këtë komunë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Komuna e Kumanovës anashkalon vetëm flamurin shqiptar