Gjatë protestës së djeshme në Gjakovë ku u kundërshtua ardhja e pelegrinëve serbë, policia ka arrestuar pesë persona.
Pas intervistimit, katër prej tyre janë liruar kurse njëri është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se gjatë protestës të mbajtur e të thirrur nga organizata ”Thirrjet e Nënave”, kundër vizitës së paralajmëruar te pelegrinëve serb. janë arrestuar pesë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë bllokuar rrugën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, katër të dyshuar lirohen, ndërsa njëri prej tyre dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia. /Telegrafi/