Telegrafi

Protesta në Filadelfia për shkak të vrasjes së afro-amerikanit, policia akuzon demonstruesit për plaçkitjen e dyqaneve

Qindra demonstrues në Filadelfia të SHBA-ve kanë dalë nëpër rrugë për të dytën ditë me radhë, duke kërkuar drejtësi për afro-amerikanin e vrarë nga policia, shkruan BBC.

Familja e të vrarit Walter Wallace, 27-vjeç, ka bërë ka qenë në krizë psikike kur policia hapi zjarr ndaj më të dashurit të tyre, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se e kanë qëlluar pasi nuk ka dashur ta hedhë në tokë thikën, e gjithçka ka ndodhur para syve të ëmës së tij dhe fqinjëve.

Gjatë demonstratave, përveç policisë, në rrugë ka dalë edhe Garda Kombëtare, e përfaqësues të qeverisë amerikane kanë bërë të ditur se 30 pjesëtarë të organeve të sigurisë janë lënduar gjatë përplasjeve me demonstruesit.

Policia e Filadelfias ka akuzuar demonstrues të caktuar, që kanë shfrytëzuar protestat për të plaçkitur dyqane gjatë përleshjes me policinë.

Gjatë natës së parë të protestës, 300 persona kanë marshuar rrugëve të qytetit, kurse 91 prej tyre kanë përfunduar në prangat e policisë.

Siç raporton BBC, Wallace vuante nga psikoza depresive, e për këtë bashkëshortja e tij e kishte njoftuar policinë para se të qëllohej për vdekje, ka bërë të ditur avokati që përfaqëson familjen Wallace. /Telegrafi/