Rusët e pakënaqur me perspektivën që edhe gjashtë vitet e ardhshme t’i kalojnë nën presidentin, Vladimir Putin, po protestojnë në gjithë Rusinë, në mbështetje të thirrjes së liderit opozitar, Aleksei Navalny, për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, megjithë vërejtjet e autoriteteve se do të jenë të ashpër ndaj demonstruesve, për të cilët vlerësohet se e kanë shkelur ligjin.
Mbështetësit e Navalnyut, i cili është edhe luftëtar i paepur kundër korrupsionit në Rusi, janë mbledhur sot në qytetet Vlladivostok, Novosibirsk, Irkuts, Omsk, Kemerovo, e të tjera.
Në Vlladivostok të Lidnjes së largët ruse, qindra njerëz janë mbledhur në sheshin kryesor, duke mbajtur mbishkrime në mbështetje të bojtokotit të zgjedhjeve dhe slogane ku shkruante “Putin po e gëlltit të ardhmen e Rusisë”.
Policia e ka mbyllur një studio televizive në Moskë, që transmetonte lajme për protesta, por kanali i Navalnyt në YouTube ka vazhduar me transmetim direkt të protestave.
Projekti joqeveritar për të drejtat e njeriut, OVD-Info, që i monitoron aktivitetet e agjencive për zbatimin e ligjit në gjithë Rusin, ka raportuar se policia i ka arrestuar gjashtë mbështetës të Navalnyt në një studio në Moskë dhe më tepër se 30 protestues në pjesët e tjera të Rusisë, shumica prej tyre në qytetin Kemerovo.