Telegrafi

Protesta në Britani, kundër daljes nga BE: Dy milionë nënshkrime për të tërhequr referendumin

Në rrugët e Londrës kanë shpërthyer protestat kundër daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Protestat vijnë ndërkohë që në referendum morën pjesë 33.5 milionë njerëz, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1992. Plot 51.9 për qind votuan pro daljes së vendit nga BE-ja dhe pjesa tjetër votuan kundër.

Megjithatë, ligjvënësi David Lammy thotë se rezultati i së enjtes është jo detyrues dhe se Parlamenti duhet të votojë nëse Britania duhet të largohet nga BE-ja, potencialisht duke injoruar votën.

Ai thotë se “ekonomia e vendit nuk mund të shkatërrohet në bazë të gënjeshtrave dhe arrogancës së Boris Johnsonit”.

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Londrës ishte politikani më aktiv për daljen e vendit nga BE-ja.

Ndërkohë, brenda ditës dy milionë njerëz nënshkruan peticionin për të tërhequr referendumin.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se Qeveria duhet të marrë në konsideratë peticionin e ri dhe se ai duhet debatuar në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka të drejtë t ë nisë diskutimet kur nënshkruajnë 100 mijë persona.

Pjesa më e madhe e nënshkruesve janë banorë të Londrës dhe në radhët e studentëve.