Site icon Telegrafi

Protesta në Beograd, mijëra qytetarë kërkojnë rrëzimin e qeverisë

Mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit u mbushën me mijëra protestues, të cilët u shprehën kundër dhunës politike në Serbi.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit.

Marshi protestues u zhvillua me moton “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar rrahjes së disa anëtarëve opozitarë disa javë më parë.

Në protestë ishin prezent liderët opozitarë të Serbisë, Nikolla Jovanoviq, Miroslav Aleksiq, Boshko Obradoviq, Zoran Lutovac, Radosllav Milojiçiq dhe Janko Veselinoviq.

Opozita e bashkuar serbe tha se ky është vetëm fillimi dhe ftoi qytetarët e pakënaqur që të bëhen pjesë e ecjeve jopartiake të organizuar kundër dhunës që po e bën qeveria aktuale.

Exit mobile version