Site icon Telegrafi

Protesta me molotov para Bashkisë së Tiranës, Policia procedon 12 persona

Policia e Tiranës ka vendosur nën hetim 12 persona, të cilët kanë bërë thirrje ose kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës të zhvilluar të martën tek sheshi në hyrje të Bashkisë së Tiranës.

Në një njoftim për mediet, Policia e Tiranës bën të ditur se, “në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit: Dardan Bardhi, 27 vjeç, Rubin Dash, 19 vjeç, Alfred Pllumbi, 46 vjeç, Klodjan Bajrami, 21 vjeç, Sali Lushaj, 68 vjeç, Sokol Bushkolaj, 48 vjeç, Gazmend Sallaku, 53 vjeç, Besart Xhaferri, 34 vjeç, Eljan Kaja, 22 vjeç, Tedi Blushi, 39 vjeç, Klevis Balliu, 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës””.

“Po ashtu është nën hetim dhe Adriana Kalaja, 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version