Qindra-mijëra protestues, që nga mbrëmë po vazhdojnë protestat në qytete të ndryshme të Rumanisë, ku kërkohet dorëheqja e Qeverisë së vendit.
Protestat u nxitën, pasi Qeveria miratoi të martën në mënyrë të fshehtë, një dekret që shfuqizon disa krime për korrupsion. Ky dekret mundëson që t’i shpëtojnë drejtësisë deputetë dhe biznesmenë të dyshuar për përvetësim fondesh dhe afera tjera korruptive.
Por derisa protestat po masivizohen, kryeministri rumun Sorin Grindeanu tha sot se qeveria e tij nuk do të tërhiqet dekretin për dekriminalizimin e disa rasteve të korrupsionit, transmeton KosovaPress.
Ndiqeni live protestën: