Telegrafi

Protesta madhështore e pianistit, kundër ngrohjes globale (Video)

Kompozitori dhe pianisti Ludovico Einaudi, ka luajtur në piano duke qëndruar sipër një platforme lundruese afër Swalbard në Norvegji.

Me akullnajat që shkriheshin dhe shembeshin në sfond, ai ka ekzekutuar një pjesë që mbanë titullin “Elegji për Arktikun”, transmeton Telegrafi.

Me këtë formë proteste, që është pjesë e Greenpeace, po kërkohet të bëhet më shumë për uljen e ngrohjes globale dhe shpëtimin e Arktikut. /Telegrafi/