Telegrafi

Protesta kundër Wengerit jashtë stadiumit Emirates para ndeshjes ndaj Cityt (Video)

Derbi mes Arsenali dhe Manchester Cityt ka filluar me protestat e tifozëve vendas.

Tifozët e klubit nga Londra kanë protestuar para fillimit të ndeshjes rreth stadiumit Emirates.

Ata kërkonin që Arsene Wenger mos të rinovojë dhe ai të largohet sa më shpejt që është e mundur.

Aktualisht Arsenali renditet në pozitën e gjashtë me 50 pikë. /Telegrafi/