Tani për momentin shqiptarët janë mbledhur tek gjimnazi i Kumanovës për të protestuar për vrasjen barbare të fëmiut Almir Ali
Telegrafi Maqedoni është me protestuesit.
Gazetari nga terreni njofton se ka mijëra protestues.
3:41 Gazetari i Telegrafit informon se turma është duke shkuar kah Stacioni Policor, Gjykata dhe kah objekti i komunës
3:45 Protestuesit kanë brohoritur se duan drejtësi për këtë krim
3:46 Protestuesit janë para Gjykatës Themelore-Kumanovë
3:47: Protestuesit nuk marrin fjalime, veç qëndrojnë para Gjykatës Themelore. Politikanët i kanë ndaluar të japin deklarata.
4:15 Përfundon protesta, qetësisht dhe pa incidente pas flalimeve para Gjykatës Themelore-Kumanovë