Aktualisht po zhvillohen protesta në Uashington, ku mijëra njerëz janë mbledhur kundër vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në SHBA.
Disa qindra metra larg Kongresit amerikan janë rritur tensionet mes policisë dhe protestave, raporton skynews.
Më parë ishte një protestë e qetë dhe paqësore. Por, vetëm në minutat e fundit policia ka nisur të spërkasë një gaz që po irriton sytë e shumë njerëzve. Njerëzit janë thellësisht të zemëruar me mënyrën se si qeveria amerikane e ka mbështetur luftën izraelite kundër Hamasit.
Një deklaratë nga Policia e Kapitolit të SHBA-së thotë se “një pjesë e turmës ka filluar të bëhet e dhunshme në First Street dhe Constitution Avenue, NW. Turma nuk iu bind urdhrit tonë për t’u rikthyer. Ne kemi shfrytëzuar sprej piper ndaj kujtdo që përpiqet të shkelë ligjin dhe të kalojë atë vijë”, pohoi policia.
Netanyahu do të flasë në Kongres ndërsa ai përpiqet të marrë më shumë mbështetje për luftën në Gaza.
Shumë protestues janë të zemëruar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë për një njeri që po përballet me presionin ndërkombëtar dhe të brendshëm për luftën me Hamasin. /Telegrafi/