Zjarri dhe gazi lotsjellës mbuluan kryeqytetin francez nga mëngjesi i hershëm deri në mbrëmjen e vonë. Dhunë e pa parë ndonjëherë në kryeqytetin francez, është kjo që po ndodh që dy javë.
Madje, protesta edhe ka eskaluar ku janë djegur shumë vetura e shumë persona janë lënduar, shkruan Daily Mail.
Nga protestat janë lënduar 92 persona ndërsa më shumë se 200 janë arrestuar.
Por, përplasjet dhe protesta po vazhdojnë të përhapen edhe në Toulouese, Marsejë e me tej.
Policia ka vendosur kontrolle në rrugë dhe ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji kundër demonstruesve.
Presidenti francez Emmanuel Macron është deklaruar se protestuesit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Ai tha se ‘asnjë arsye nuk justifikon sulmet ndaj policisë apo dyqaneve dhe goditjes së ndërtesave’.
Macron po planifikon një takim urgjent të Qeverisë për protestat.
Policia franceze konfirmoi se janë të paktën 224 arrestime gjatë protestave.
Ndërsa, kishte 92 të lënduar, duke përfshirë edhe një numër të punonjësve të policisë.
Përveç çmimit të naftës, edhe kostoja e lartë e jetës i ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë për protesta.