Në New York, për shkak të “mosbindjes civile”, janë arrestuar disa demonstrues të cilët po protestonin kundër arrestimit të emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Rreth 500 qytetarë të New York-ut protestuan kundër operacionit për arrestimin e emigrantëve të cilin po e kryejnë pjesëtarët e Departamentit të Emigracionit dhe Doganave (ICE)
Disa demonstrues të cilët u mblodhën në sheshin Washington në Manhattan u arrestuan mbi akuzat se nuk i janë përmbajtur rregullave të përcaktuara nga policia gjatë marshit protestues.
Demonstrata të ngjashme u organizuan edhe në pjesë të tjera të SHBA-ve.
Pasi Presidenti amerikan Donald Trump më 26 janar ka lëshuar një sërë masash kundër emigracionit të paligjshëm, nisi operacioni i gjerë për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm.
Zyra e Emigracionit në New York, Atlanta, Chicago, Los Angeles, Savannah, Phoenix, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut kanë konfirmuar operacionet e arrestimeve ndërsa zyrtarët e Sekretariatit për Sigurinë e Brendshme të SHBA-ve i quajtën ato “masa rutinë”.
Edhe pse thuhet se operacionet synojnë veprimtari specifike kriminale, është e dukshme se emigrantët e arrestuar nuk kanë marrë pjesë në to, por se në vend kanë hyrë ilegalisht.
Në Los Angeles u arrestuan 160 persona, nga të cilët vetëm dhjetë kishin dosje kriminale.
Zyra e ICE-së në Atlanta, e cila mbikëqyr tre shtetet federale ka arrestuar rreth 200 emigrantë.
Supozohet se në SHBA afro 11 milionë emigrantë jetojnë në vend, pa lejet e nevojshme