Site icon Telegrafi

Protesta interesante e struganëve ”1 ditë poezi, 365 deponi” (Foto)

Struga mbytet nga mbeturinat. Shumë ditë ka pasur edhe tym mbi qytet i cili ka ndotur ajërin e qytetit dhe rrethinës. Iniciativa ”Struganët për Strugën” disa herë kanë protestuar për këtë gjendje duke kërkuar zgjidhje.

Edhe pse kanë marrë premtim për pastrimin e deponisë nga Qeveria, e njejta nuk është pastruar ende.

Për këtë, në vigjilje të manifestimit ”Mbrëmjet e poezive strugane” aktivistë të iniciativës ”Struganët për Strugën” kanë shpalosur afishen gjigande ku shkruante ”1 mbrëmje poezie, 365 ditë deponie”.

Përndryshe, përveç Strugës problem me deponitë kanë edhe shumë qytete shqiptare në Maqedoni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version