Telegrafi

Protesta homazh me lule dhe qirinj

Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës dhe përfaqësues të saj bënë homazhe, duke vënë lule, kurora dhe duke ndezur qirinj në përkujtim të tre viktimave, nga Fieri, Gjirokastra dhe Dibra.

Qytetarët kanë ecur ngadalë dhe me rregull nën tingujt e muzikës funebër, të ndarë në tre grupe të drejtuar nga deputetët socialistë për të nderuar viktimat.

Flamuri kombëtar ka qenë në krye të protestës homazh dhe fotot e mëdha të tre demonstruesve që u vranë të premten e kaluar.

Policia dhe Garda Republikane ka qenë e vendosur para kryeministrisë dhe ndërtesave kryesore të institucioneve, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj përpjekje nga protestuesit për t’iu afruar atyre.

Homazhet janë përqendruar në dy vende ku u vranë tre viktimat dhe lëvizja e qytetarëve ka qenë e mirë organizuar. Tufa të tëra lulesh dhe kurorash janë vënë në vendet ku janë vrarë tre demonstruesit javën e kaluar, ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës. /Telegrafi/