Site icon Telegrafi

Protesta e thirrur nga Berisha kundër Vuçiq, reagon Ambasada amerikane

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi ka këshilluar shtetasit e vet që të tregohen të kujdesshëm lidhur me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së hënës para kryeministrisë.

Ambasada bën thirrje që të shmangen grumbullimet, pasi mund të ndodhë që protesta të ketë situata të paparashikueshme dhune.

“Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit. Shmangni grumbullimet në zonën ku mbahet protesta dhe tregoni kujdes nga njerëzit që keni përreth”, shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Lexo po ashtu Protesta kundër Vuçiqit në Tiranë, Berisha: Mbrojmë interesin kombëtar

Protestuesit e thirrur nga ish-kryeministri Berisha janë mbledhur fillimisht para selisë së PD, përveç parullave kundër Vuçiç kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD duke thirrur “Basha ik”.

Më tej kanë marshuar drejt Kryeministrisë ku pritet ketë edhe fjalime.

Exit mobile version