Telegrafi

Protesta e të burgosurve në Maqedoni nuk u mbajt

Foto: Ilustrim

Për sot u paralajmërua një protestë e mbi 2000 të burgosurve të Maqedonisë, por e njëjta fillimisht u shty për një orë, e më pastaj nuk u mbajt aspak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i burgut ”Idrizova”, Zharko Pejkovski, thotë se ka kryer kontrollë të burgut bashkë me përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit, me të cilët është konstatuar se në burg nuk është duke u mbajtur ndonjë protestë.

Edhe nga zyra e Avokatit të Popullit konfirmojnë se nuk është duke u mbajtur ndonjë protestë apo grevë urie e të burgosurve. Ata kanë vizituar disa burgje në Strumicë, Manastir, Strugë, Ohër, Tetovë, Kumanovë dhe në repartin e femrave të burgut të Idrizovës. Megjithatë, të burgosurit janë ankuar për trajtim jo të barabartë me të tjerët dhe se ndjehen të diskriminuar për shkak të refuzimit të kërkesave të tyre për falje./Telegrafi/