Site icon Telegrafi

​Protesta e studentëve vazhdon në sallën ndaj profesorit Krasniqi, aty hyn edhe policia

Protesta e studentëve po vazhdon ende në sallën ku ishte paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Aty shihen edhe disa policë, ndërkohë, anëtarët e këshillit kanë pyetur organizatorët e protestës nëse mendojnë se shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi, mund të shkarkohet në këtë mënyrë.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Xhevat Krasniqi pasi ka përfunduar deklarimin e tij, anëtarët e Këshillit të Etikës e kanë pyetur atë rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve që kanë raportuar ngacmimin. /KP/

 

Exit mobile version