(E plotësuar) Me qindra protestues nga katër komunat veriore u mblodhën sot në qendër të Mitrovicës së Veriut, përkatësisht në sheshin “Car Llazar”.
Në këtë protestë ndër të tjera u tha se Prishtina mos të provoj edhe një herë që me ‘tyta’ të gjata ta frikësoj popullatën serbe në veri.
Aty po ashtu u tha se shpresojnë që shqiptarët nuk e kanë harruar periudhën jo të largët kur serbët dinë që të bashkuar t’i mbrojnë vatrat dhe popullin e vet.
Ndryshe, protesta ka përfunduar e qetë. /Telegrafi/
————————————————————————–
Fillon protesta e serbëve në Mitrovicë (Foto)
Qindra serbë janë mbledhur tek sheshi “Car Llazari” në veri të Mitrovicës, për të protestuar, siç kanë thënë “kundër përpjekjes për shtypjen dhe frikësimin e serbëve”.
Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes, në protestë është i pranishëm edhe shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiç.
Veç tij, të pranishëm janë edhe Aleksandar Spiric, kryetar ilegal i Mitrovicës, si dhe Stefan Bulloviç, kryetar i Zubin Potokut, Zoran Todiç, kryetar ilegal i Leposavicit, Iva Todosijeviç, kryetar ilegal i Zveçanit… /Telegrafi/
————————————————————————–
Protesta e sotme, serbët ia mësyjnë veriut të Mitrovicës
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur e qytetarë të shumtë janë duke ardhur nga katër komunat veriore të veriut të Mitrovicës.
Ata pritet të marrin pjesë në protestën e thirrur sot nga serbët të cilët do të mblidhen nga ora 12:00, tek monumenti i Car Llazarit.
Ata kanë thënë se do të protestojnë kundër “përpjekjes për shtypjen dhe frikësimin e serbëve”. /Telegrafi/