Kur ka mbetur edhe pak kohë nga fillimi i protestës së PD-së në Tiranë, para kryeministrisë policia ka rritur masat e sigurisë.
Punonjës të gardës tashmë kanë zënë vendet e tyre në tarracën e kryeministrisë, ndërsa vihet re dhe një prani e shtuar e forcave të policisë.
Gazetarja e Ora News informoi më parë se janë angazhuar rreth 2000 policë.
Ndërkohë janë ngritur grupe kontrolli në hyrje e dalje të kryqytetit.