Telegrafi

Protesta e parë pas dy vjetësh në Hong-Kong, lejohen vetëm 100 pjesëmarrës, pankartat e tyre u kontrolluan paraprakisht

Protesta e parë në dy vjet është zhvilluar në Hong Kong nën monitorimin e ngushtë të policisë.

Tubimi i vogël ishte i pari që kur Kina vendosi kufizime gjithëpërfshirëse mbi të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në territor.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në këtë protestë u lejuan të marrim pjesë vetëm 100 persona.

Madje atyre iu kërkua gjithashtu të mbanin etiketa me numra dhe pankartat e tyre u ekzaminuan paraprakisht.

Marshimi i së dielës ishte kundër një plani të bonifikimit të tokës në lindje të qytetit.

Policia u kërkoi organizatorëve të ndiqnin kushte të rrepta dhe i rrethoi marshuesit me një kordon që mbajti të ndarë mediat dhe protestuesit.

Pjesëmarrësit u lejuan të brohorisnin parulla kundër projektit.

Por një pjesëmarrës anonim i tha AFP se organizimi ishte “qesharak”: “Unë jam këtu për t’u bashkuar me një marshim, jo një paradë turpi”, tha ai.

Hong Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës.

Sipas parimit “një vend, dy sisteme” – dhe mini-kushtetuta e Hong Kongut, Ligji Bazë, garanton të drejtën për tubim publik. /Telegrafi/