Telegrafi

Protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë (Video)

Partitë opozitare kanë organizuar protestë pra Kuvendit të Shqipërisë. Protesta e tyre vije pas djegies së mandateve nga të gjithë deputetët e opozitës.

Seanca plenare e planifikuar për t’u mbajtur si çdo të enjte është anuluar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për të shmangur tensionet.
Garda e Shqipërisë ka rrethuar me tela me gjemba perimetrin përreth Parlamentit, ndërsa forca të shumta policore ndodhen në terren.

Opozita kishte protestuar edhe më 16 shkurt me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve. /Telegrafi/