Site icon Telegrafi

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia: Do të bllokohen disa rrugë

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës informoi sot se për shkak të zhvillimit të një tubimi në orën 11:00, përpara bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Policia njofton qytetarët se sot, prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version