Telegrafi

Protesta e opozitës para Bashkisë, bllokohen disa rrugë në Tiranë

Policia e Shtetit njofton se për shkak të tubimit të radhës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera paraditen e së premtes.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, shkruhet në njoftim.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Prej kohësh tashmë opozita proteston çdo javë përpara Bashkisë së kryeqytetit ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. /Telegrafi/