Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.
Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat.
Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.
Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.
Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës./A2 CNN