Telegrafi

Protesta e opozitës në Tiranë, mijëra protestues në shesh

(E PËRDITËSUAR) Protesta e opozitës e thirrur për të kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore, ka eksaluar në dhunë, pasi protestuesit kanë shpërthyer kordonin e policisë dhe kanë provuar të hyjnë brenda objektit të Kryeminsitrisë.

Protestuesit nuk ia kanë dalur të thyejnë dyert e Kryeministrisë, kurse Policia ka reguar me hedhje të gazit lotsjellës dhe ujit ndaj protestuesve.

Lexo po ashtu Tiranë, protestuesit tentojnë të hyjnë në objektin e Kryeministrisë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar Policinë e Shqipërisë pasi sipas tij policia nuk po zbaton ligjin, por po e thyen atë.

“Policia nuk po zbaton ligjin, policia po thyen ligjin”, ka thënë Basha.

Lexo po ashtu Berisha në protestë: Populli është monarku dhe sovrani i këtij vendi

————————————————————————–

Opozita zhvillon protestën, e cila sipas organizatorëve ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri, raporton OraNews.