Site icon Telegrafi

Protesta e opozitës në Shqipëri, ambasada amerikane apel qytetarëve

Foto: Arkiv

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendet e grumbullimit të protestuesve, nisur nga fakti se në 21 qershor opozita ka njoftuar protestën e radhës.

“Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, njofton ambasada.

Njoftimi i plotë:

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00.

Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur.

Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime”, njofton ambasada. /TCh/

Exit mobile version