Telegrafi

Protesta e opozitës minut pas minute (Foto/Video Live)

Edhe sot vazhdon protesta e opozitës maqedonase kundër vendimit të Ivanovit për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ku përveç tërheqjes së vendimit të Ivanovit, kërkojnë edhe shtyerje të zgjedhjeve, pasi që asnjë kusht nuk është plotësuar.

Gjithashtu protestuesit kërkojnë edhe lirimin e të ndaluarve të mbrëmshëm, ndërkaq para Kuvendit ka forca të shumta policore.

Në protesta ka edhe shumë polititikan nga opozita, në mes tyre edhe Zoran Zaev./Telegrafi/

20:11 Tv Nova ka informuar se protestës së opozitës i janë bashkangjitur persona të maskuar të cilët veprojnë ndryshe nga protestuesti tjerë.

20:18 Protestuesit kanë filluar të shpërndahen pasi policia përdor gaz lotësjellës ndërsa ata janë kthyer me gjësende të forta.

20:27 Protestuesit sulmojnë policinë para selisë së VMRO-DPMNE

20:36 Njësia speciale i largon protestuesit duke i drejtuar kah rruga Ilinden

20:57 Protestuesit janë drejtuar qeverisë dhe gjendja është e tensionuar

Ndiqeni live protestën këtu