Telegrafi

Protesta e opozitës, hidhen vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës

Këtë të enjte u mbajt dhe protesta e pesëmbëdhjetë në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të PD dhe PL në Këshillin Bashkiak, por dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protesta vjen pas incidentit të ndodhur në Këshillin Bashkiak ku pati dhe një përleshje fizike mes përfaqësuesit të PL, Tedi Blushi dhe atij socialist Halit Valteri.

Në fjalën e tij Blushi tha përpara protestuesve se “e vetmja mënyrë për përballjen me regjimin është rruga”.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Protesta nisi me skenarin e zakonshëm, ku teksa organizatorët mbanin fjalime përballë bashkisë, protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të godinës së bashkisë. /Telegrafi/