Telegrafi

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.

Ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”. /Telegrafi/