Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës.
Ata akuzohen për veprat penale “kundërshtim të punonjësve të policisë” si dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”.
Protestuesit e Rithemelimit u përplasën me Policinë dhe hodhën flakadanë dhe koktej molotov. Aktet e një ditë më parë i dënuan njëzëri edhe perëndimorët.
Ambasada amerikane, ajo britanike delegacioni i Bashkimit Evropian dhe misioni i OSBE-së, thanë se aktet e dhunës nuk kanë vend në një demokraci, ndaj apeluan se e drejta për protestë duhet të demonstrohet paqësisht. /abcnews.al/