Site icon Telegrafi

Protesta e i Berishës para selisë së PD, Escobar: Dhuna nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”, tha Eskobar në një intervistë për VOA, transmeton Tch.

 

Exit mobile version