Banorët e Hoçës së Madhe të Rahovecit kanë bllokuar rrugën që çon në këtë fshat, pasi deputetët e Partisë Radikale Serbe kishin planifikuar të bënin atje fushatë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.
Përfaqësuesi i banorëve për këtë protestë, Halil Mullaabazi, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se “nuk kemi problem me banorët, por me ata që vijnë vinë për të zgjidhur ‘problemet’ e tyre”!
“Nuk kemi lejuar të hyjnë. Ata janë kthyer ndaj rruga do të lirohet. Nuk kemi arsye të qëndrojmë më këtu”, ka pohuar ai. “Sa herë që do të vijnë ata, ne do të jemi këtu”.