Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë janë duke protestuar para komunës së Obiliqit, të cilën më vonë do ta vizitojë kryeministri i zgjedhur i Kosovës Ramush Haradinaj.
Banorët protestues kanë kërkuar ndërprerjen e punës së makinerisë së KEK-ut në fshatrat e tyre dhe shfuqizim të të gjitha vendimeve që janë marrë nga Qeveritë e mëparshme.
Protestuesit e mbledhur para komunës i ka takuar edhe kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi i cili u ka thënë atyre se sot do të ketë një takim me kryeministrin e vendit ku do të shqyrtohen edhe kërkesat e tyre.
“Shpresoj që Qeveria Haradinaj të bëjë zgjidhje për këta banorë”, tha Gashi ndërsa premtoi atyre një dëgjim publik me kryeministrin Haradinaj.